Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Legjenda e atletikës nuk lejon askënd t’i kontestojë rekordet e tij

Rekordet vendosen për t’u thyer. Por kjo thënie nuk e shqetëson Sejdi Blakajn, veteranin e njohur dhe të suksesshëm të atletikës kosovare. Blakaj 61-vjeçar mburret me rekordet e tij, por njëri prej tyre e bën atë të pathyeshëm për gati katër dekada. 

Është ky rekordi në hudhjen e diskut, të cilin Blakaj e ka vendosur në vitin 1987 në kampionatin e mbajtur në Prizren. Atëbotë, Blakaj e ka hedhur diskun hiç më pak se 42.60 metra. Insiston se ky është rekordi i tij dhe i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e dokumenton me ato që ka, sidomos me shkrime në gazeta. Në Federatën e Atletikës së Kosovës (FAK), Blakaj figuron si rekordmen në hudhjen e diskut, por për një distancë më të shkurtër. 

Thuhet se Blakaj ka vendosur rekord më 11 korrik të vitit 2004 në Mitrovicë, kur e ka hedhur diskun në distancë prej 41.80 metrash. Ky rekord në uebfaqen e FAK-ut figuron te rekordet e Kosovës pas pavarësimit të sportit kosovar, që do të thotë se rekordi i viteve të 80-ta që është vendosur nga Blakaj “nuk numërohet”. 

Për më tepër, edhe disa rekorde e suksese të Blakajt kohëve të fundit kanë nisur të kontestohen nga FAK-u me arsyetimin se federata ka nisur të mbajë shënime nga viti 2002 e tutje. Blakaj është i qetë me veten dhe i di rekordet e tij. Emri i tij figuron edhe te rekordi për hedhjen e gjylës - 13.32 metra në vitin 2010 në Mitrovicë, ndonëse muaj më parë përmes një njoftimi, Federata njoftoi se Muhamet Ramadani ka thyer rekordin e tij me hedhje të gjylës - 13. 97 metra. 

Edhe në këtë rast Federata ka marrë për bazë vetëm rezultatet pas vitit 2002. Arsyetimi i Federatës është se rekordet e para vitit 2002 nuk numërohen, meqë vetëm nga ai vit ka nisur të mbajë shënime. Por rekordi i Blakajt në hedhje të gjylës është 14.87 metra i vendosur në Mitrovicë në vitin 1988.

Edhe 15-vjeçari rrëzon nga froni legjendën e atletikës Sport 15-vjeçari rrëzon nga froni legjendën e atletikës

 Për këtë si dëshmi tregon shkrimet në gazeta. Në fakt, federata mund edhe të mos mbajë fare shënime, por atletika në Kosovë zhvillohet prej shumë dekadash.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)