Muhamet Ramadani ka dëshirë të thotë se ka shkruar histori për vete, atletikën dhe sportin e Kosovës.
Dhe, kjo është e vërtetë. Ai fitoi medaljen e artë në hedhje të gjyles në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj "Baku 2019".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHedhja e tij ishte më e mira e vitit për Evropë, 19.75 metra në grupmoshën e 18-vjeçarëve. Garuesi në vend të dytë hodhi gjylen gati një metër më pak, shkruan sot Koha Ditore.
Ramadanit i ka mbetur merak që nuk e kapi 20-metërshin, të cilin thotë se në stërvitje e bën gati çdo herë.
Por edhe me këtë gjuajtje ai doli kampion. Për Kosovën ishte medalja e vetme në "Baku 2019" dhe e para në tri festivale që ka marrë pjesë.
"Po ndihem jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar me këtë sukses, i cili mund të them se është më i madhi në karrierën time deri më tash për shkak se në atletikë ende nuk ka pasur asnjë garues me medalje në një ngjarje të tilla. Gjithashtu, e kam shkruar historinë për sportin e Kosovës në përgjithësi, duke u bërë sportisti i parë që ka siguruar medalje nga një Festival Olimpik. Ky është një sukses i madh si për mua ashtu edhe për atletikën dhe sportin kosovar në përgjithësi", ka thënë Ramadani të dielën për gazetën.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)