Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Legias nuk i mjafton goli e asistimi i Kastratit

Lirim Kastrati shënoi një gol e asistoi në një tjetër, por kontributi i reprezentuesit të Kosovës nuk i kanë mjaftuar Legias së Varshavës.

Legia e Varshavës të premten ka humbur në miqësore nga skuadra tjetër polake, Motor Lublin, 3:2.

Kastrati realizoi nga afërsia në minutën e 12-të të ndeshjes, ndërsa asistoi në minutën e 56-të për Mariusz Rybickin.

Për Legian polake është disfata e tretë në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.