Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leedsi interesohet për Kurzawan

Ekipi nga Premier League, Leeds United, ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Layvin Kurzawa ka raportuar “The Sun” të mërkurën.

Kurzawa pritet të largohet këtë verë nga Paris Saint-Germaini pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, dhe te Leedsi po shihet si përforcim ideal për mbrojtjen.

Mësohet se ekipi anglez është i gatshëm t’i ofrojë rreth dhjetë milionë euro për kartonin e 29-vjeçarit. Kurzawa ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024 kurse sezonin e shkuar nuk e ka regjistruar vetëm një paraqitje.

Interesim për të ka shprehur edhe ekipi tjetër nga Anglia, Evertoni.