Skuadra e Fulhamit po synon transferimin e mbrojtësit të krahut, Layvin Kurzawa, ka njoftuar “Evening Standard” të hënën. Te Fulhami, ekip i rikthyer këtë edicion në Premier League, Kurzawa po shihet si përforcim i duhur për krahun e majtë të mbrojtjes.
Ai mund të luajë edhe si qendërmbrojtës dhe për këtë arsye Fulhami po insiston në shërbimet e tij.
Kurzawa është nxjerrë në shitje nga Paris Saint-Germaini, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit. 29-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024, kurse sezonin e shkuar regjistroi vetëm një paraqitje.