Francezi Layvin Kurzawa pritet të jetë transferimi i fundit këtë afat kalimtar te skuadra e Fulhamit.
“Daily Mail” bën të ditur të hënën se Fulhami po insiston në transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, i cili nuk bën pjesë në planet e Paris Saint-Germainit.
Fulhami ka ofruar pesë milionë euro për ta bindur Parisin në lirimin e 29-vjeçarit. Kurzawa është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Angli dhe është në pritje të marrëveshjes së skuadrave.
Ai ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Monaco.