Katie Ledecky ka vendosur një standard të ri në not në konkurrencë të femrave.
Ndonëse vetëm 23-vjeçare, notarja amerikane ka fituar pesë medalje të arta olimpike dhe 15 të arta botërore. Është numri më i madh i medaljeve që është fituar nga ndonjë notare.
Pos kësaj, ajo është rekordmene e botës në 400 metra, 800 metra dhe 1500 metra not në stilin krol. Arritjet e tilla kanë shtyrë kërkesat që të shohin Ledeckyn në përballje me meshkujt në pishinë.
“Do të më pëlqente kjo, do të ishte argëtim”, ka thënë Ledecky për “swimoutlet.com”, kur është pyetur nëse do të pëlqente të garonte kundër meshkujve.
Në mitingun “Des Moines Pro Swim Series” në mars të vitit 2020, përformanca e Ledeckyt rriti edhe më tepër insistimin për një përballje të tillë. Ajo notoi 1500 metra krol me kohë 15:29.51 minuta, kohë me të cilën do të renditej në pozitën e pestë në konkurrencë të meshkujve.
Edhe
Kinezja 12-vjeçare shkruan histori, bëhet më e reja me medalje në kampionate botërore
“Do të më pëlqente kjo mundësi. Kam folur me disa organizator”, ka thënë ajo.
Por, ishte një femër që arriti ta mposhte Ledeckyn stinorin e kaluar.
Në Botërorin e vitit 2019, australianja Ariarne Titmus e shokoi Ledeckyn në finale të 400 metra krol.
Derisa duhet cekur se Ledecky gjatë Botërorit ishte e sëmurë, dhe u tërhoq nga dy gara tjera, përballja mes Ledeckyt dhe Titmusit ishte një nga më të priturat në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ledecky ka vazhduar përgatitjet.
“Unë nuk kam pasur asnjë stërvitje të keqe që nga janari”, kishte treguar notarja amerikane në mars të këtij viti.
Pos përkushtimit total në stërvitje, Ledecky ka thënë se një nga komponentët kryesor në suksesin e saj janë se i vendos vetes shënjestra.
Si gjashtëvjeçare, ajo gjithmonë donte të regjistronte kohë më të mirë.
“Nga mosha e hershme, unë kam shijuar matematikën dhe isha e fascinuar se si një e dhjeta e sekondat apo një e qindta e sekondat mund të bëjnë dallimin. Kam parë se si këto shënjestra më kanë shtyrë të vendosi rekorde”, ka deklaruar Ledecky.
Karriera impresive e 45-vjeçares Lunde
Si 15-vjeçare në kualifikimet për Lojërat Olipike të vitit 2012, Ledecky kishte qëllim të kualifikohej në ngjarjen e madhe. Jo vetëm që u kualifikua, por ajo edhe fitoi medaljen e artë në 800 metra krol.
Tri synimet e Ledeckyt për Lojërat Olimpike “Rio 2016” ishin të fitonte 200 metra krol, të notonte më shpejt se 3:56 minuta në 400 metra krol dhe të notonte 8:05 minuta apo më shpejt në 800 metra krol.
Ajo arriti të tri këto synime, duke vendosur rekorde bote në 400 dhe 800 metra krol. Ledecky është gjithmonë e kujdesshme për të mbajtur për vete synimet, por sigurisht se përmirësimi i rekordeve të botës në 400 dhe 800 metra krol, dhe fitimi i medaljes së parë në 1500 metra krol do të jenë në mendjen e saj për Lojërat Olimpike në Tokio.
