Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ledecky, e pakonkurrencë në not

Katie Ledecky e ka vazhduar dominimin me fitimin e medaljeve nga Kampionatet Botërore në not.

Ledecky të premten e fitoi medaljen e 22-të. Triumfoi në 800 metra stil të lirë.

Ledecky arriti në finish me kohën 8:08:04 dhe e fitoi këtë disiplinë për herën e tetë rresht, në Botëror apo në Lojëra Olimpike.

Ishte shumë më e shpejtë se rivalet e saja. Dallimi i australianes Kiah Melverton, vendit të dytë, ishte 10.73 sekonda, ndërsa e treta në podium ishte Simona Quadarella me 10.96 sekonda prapa kampiones Ledecky.

Ledecky ishte katër sekonda larg rekordit botëror të cilin e kishte vendosur në Lojërat Olimpike të vitit 2016.

Për amerikanen kjo ishte edhe medalja e 19-të në Kampionate Botërore, dhe e katërta këtë javë.

Edhe Amerikanet shkëlqejnë edhe në stafetën 4x100 metra Sport 10 muaj më parë Amerikanet shkëlqejnë edhe në stafetën 4x100 metra

Ajo i ndihmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fitonte në garën 4x200 metra stil të lirë me stafetë të mërkurën, dy ditë pasi e fitoi garën 1500 metra stil të lirë. Ishte e artë edhe në garën 400 metra stil të lirë, në ditën e parë të garave në Budapest të Hungarisë.

Ledecky është notarja me më së shumti medalje të fituara në historinë e Kampionateve Botërore në konkurrencën e femrave. 

Vetëm Michael Phelps ka më shumë se ajo, 26 në total.