Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lecce – Fiorentina ndahen baras

Ndeshja në mes të Lecces dhe Fiorentinas ka përfunduar pa fitues.

Kjo ndeshje e luajtur të hënën mbrëma i takoi javës së dhjetë të Serie A-së, ndërsa përfundoi me rezultatin 1:1.

Lecce kaloi e para në epërsi me golin e shënuar në minutën e 43-të të pjesës së parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 48-të, Fiorentina barazoi shifrat në 1:1, rezultat me të cilin u mbyll takimi i javës së 10-të të elitës së futbollit italian.

Lecce zë vendin e 16-të me tetë pikë, kurse Fiorentina në vendin e 13-të me 10 pikë.

Image
Artikuj të ngjashëm