Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lecce “shokon” Fiorentinan me dy gola në kohën shtesë

Lecce e ka siguruar fitoren në fundin e ndeshjes përballë Fiorentinas të premten mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serie A.

Lecce e mposhti Fiorentinan me rezultatin 3:2. Golat e fitores Lecce i shënoi në kohën shtesë.

Remi Oudin shënoi për vendësit në minutën e 17-të.

Rolando Mandragora në minutën e 50-të dhe Lucas Beltran në minutën e 68-të, shënuan për mysafirët për 2:1.

Por ishte rezervisti Roberto Piccoli që shënoi për 2:2.

Edhe Goli i Berishës ia siguron fitoren Lecces Futboll Goli i Berishës ia siguron fitoren Lecces

Sulmuesi u inkuadrua në minutën e 68-të, ndërsa golin e barazimit e shënoi në minutën e parë të kohës shtesë.

Një minutë më vonë shënoi edhe Patrick Dorgu për 3:2.

Medon Berisha ishte në bankën rezervë te Lecce.

Ylber Ramadani mungoi shkaku i kartonëve, kurse Kastriot Dermaku shkaku i lëndimit.

Edhe Interi fiton me gola të minutave shtesë Futboll Interi fiton me gola të minutave shtesë

Te Fiorentina debutoi sulmuesi Andrea Belotti.

Lecce ka 24 pikë në 23 ndeshje dhe zë vendin e 13-të, kurse Fiorentina ka 34 pikë në pozitën e shtatë.