Lazio nuk ka arritur që ta mposhtë Fiorentinan e të ngjitet në tabelën e elitës së futbollit italian.
Lazio me barazimin 1:1 të dielën me Fiorentinën, tani ka 38 pikë dhe është në pozitën e tretë.
Fiorentina ka 24 pikë në vendin e 12-të. Golin e parë të ndeshjes së xhiros së 20-të e shënoi Nicolo Cesale, në minutën e tetë.
Nico Gonzalez në minutën e 49-të vulosi rezultatin final, 1:1. Elseid Hysaj ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 71-të.
Artikuj të ngjashëm