Fiorentina e ka ndalur me barazim 1:1 Juventusin, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A. Takimi u zhvillua në “Artemio Franchi”.
Juve kaloi e para në epërsi përmes transferit të ri, Arkadiusz Milik, i cili realizoi pas asistimit të Kostiqit në minutën e nëntë.
Por vendasit u kundërpërgjigjen pas 20 minutave me Cristian Kouame (29’), i cili barazoi rezultatin.
Fiorentina pati mundësi të kalonte në epërsi, por i pasaktë nga penalltia u tregua Luka Joviq.
Barazimi mban Juventusin në vendin e katërt me nëntë pikë, ndërsa Fiorentina është e 10-ta me gjashtë pikë.