Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

LeBron shënon 57 pikë në fitoren kundër Wizards

“Sapo pamë një nga lojtarët më të mirë të historisë së basketbollit”.

Kështu deklaroi Scott Brooks, trajneri i Washington Wizards, skuadër që u mund nga Cleveland Cavaliers dhe 57 pikët e LeBron James.

Ylli i NBA shkatërroi Washingtonin, që pagoi inatin e 4 humbjeve radhazi të Clevelandit. LeBron “abuzoi” me John Wall, Bradley Beal, Otto Porter, Kelly Oubre… Nuk i interesonte se kë i vinin përballë. James luajti si të ishte një ndeshje “playoff”-i dhe shënoi një pikë kthese për sezonin e Cavaliers.

130-122 ishte rezultati i ndeshjes, ku përveç 57 pikëve, LeBron James dha 7 asist dhe kapi 11 topa në tabelë.

Në ndeshjet e tjera të NBA u shënuan këto rezultate:

Edhe Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi Basketboll 7 muaj më parë Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi

Philadelphia 76ers – Indiana Pacers 121-110

Orlando Magic – Chicago Bulls 83-105

Detroit Pistons – Milwaukee Bucks 105-96

Atlanta Hawks – Houston Rockets 104-119

New York Knicks – Phoenix Suns 120-107

Edhe James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin Basketboll 7 o. më parë James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin

San Antonio Spurs – Charlotte Hornets 108-101

Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans 94-99

Utah Jazz – Toronto Raptors 100-109

Denver Nuggets – Miami Heat 95-94

Edhe ZYRTARE: LeBron James te Philadelphia 76ers Basketboll 1 d. më parë ZYRTARE: LeBron James te Philadelphia 76ers

Oklahoma City Thunder – Boston Celtics 94-101

Los Angeles Lakers – Brooklyn Nets 124-112.