Gjatë natës në ligën më atraktive në basketboll, NBA, janë luajtur tetë ndeshje dhe në qendër të vëmendjes ka qenë i jashtëzakonshmi LeBron James.
James festoi ditëlindjen e 38-të dhe atë me fitoren 130:121 të Lakersit ndaj Atlantas.
LeBroni ishte i pandalshëm dhe ndeshjen e përfundoi me 47 pikë, që është performanca e tij më e mirë këtë sezon. Ai shtoi 10 kërcime dhe 9 asistime në paraqitjen që është vlerësuar e mrekullueshme.
Në ndeshjen e tjera, Golden State Warriors mposhti 118:112 Portland Trail Blazersin, ndërsa Milwaukee Bucks triumfoi 123:114 ndaj Minnesota Timberwolves.
Artikuj të ngjashëm