Sulmuesi i krahut, portugezi Rafael Leao pritet të firmosë kontratë të re me skuadrën e Milanit, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane. Bëhet e ditur se bisedimet mes palëve tashmë kanë nisur dhe marrëveshja pritet të finalizohet gjatë këtij muaji.
Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, por me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026. 22-vjeçari ka pasur paraqitje të mira këtë sezon te Milani duke shënuar katër gola dhe asistuar një herë në nëntë ndeshje në të gjitha garat.
Ai iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga skuadra e Lillet.
Artikuj të ngjashëm