Rafael Leao shpreson të mbetet te Milani. Sulmuesi portugez është shprehur i gatshëm të mbetet pjesë e klubit “kuqezi” edhe për shumë vjet.
Portugezi ka konfirmuar se ka nisur bisedimet për të mbetur në “San Siro” më gjatë.
“Jam i lumtur këtu dhe dua të bëj histori me Milanin. Kemi nisur bisedimet me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës”, deklaroi Leao.
22-vjeçari ka kontratë me “Rossonerët” deri në vitin 2024. Ai pritet të vazhdojë kontratën edhe për dy vjet të tjerë. Këtë edicion Leao në 29 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Artikuj të ngjashëm