Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leao i fokusuar vetëm te Milani

Sulmuesi i krahut, Rafael Leao është i fokusuar vetëm te skuadra e Milanit, shkruan “Calcio Mercato”.

Për 23-vjeçarin kanë shfaqur interesim Chelsea dhe Manchester City.

Raportohet se trajneri i Chelseat Thomas Tuchel ka shprehur pëlqimin e tij për Leaon, por Milani nuk ka marr ende ndonjë ofertë zyrtare.

Edhe Pep Guardiola e pëlqen lojtarin dhe do të dëshironte ta kishte në ekip, sidomos pas largimit të Raheem Sterlingut.

Sic qëndrojnë gjërat, Leao nuk ka shfaqur dëshirë që të largohet dhe është i lumtur te skuadra italiane. Ai besohet se ka krijuar lidhje të fortë me drejtuesit e klubit.

Portugezi ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm