Lazio është në pritje të mesfushorit, David Silva, i cili tani është lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Manchester Cityn.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Lazio kërkon nga Silva që t’ia kthejë përgjigjen përfundimtare gjatë së dielës, përndryshe do të heqë dorë prej tij, transmeton KOHA.
I njëjti medium shkruan se klubi italian i ka ofruar kontratë 3-vjeçare, ku Silva do të fitonte 4 milionë euro në sezon, plus bonuse, si dhe do të mund të përdorte avion privat për të vizituar familjen në Spanjë.
Silva ende nuk ka vendosur, pasi është duke shqyrtuar edhe disa oferta të tjera.
Për mesfushorin janë të interesuar edhe Napoli, Juventusi dhe Valencia. Ai ka ofertë edhe nga Katari
Artikuj të ngjashëm