Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Silva në negociata me Lazion

Foto: Reuters

David Silva pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A pas largimit nga Manchester City. Mesfushori 34-vjeçar, i cili në fund të këtij edicioni do të largohet nga City si lojtar i lirë, ka nisur negociatat me skuadrën e Lazios.

Mësohet se Lazio është i gatshëm t’i ofrojë Silvas kontratë dyvjeçare, ndonëse mesfushori ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Silva do të largohet nga City pas një dekade dhe te Lazio shihet si përforcim i duhur për edicionin e ri.

Ai këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar 11 herë në 38 paraqitje, kurse karrierë ka bërë edhe te Valencia, Celta Vigo e Eibari.

Artikuj të ngjashëm