Lazio është mposhtur thellë 3:0 në udhëtim te Bologna, në ndeshjen që Vedat Muriqi e luajti për 84 minuta.
Për sulmuesin kosovar kjo ishte hera e parë që starton një ndeshje në Serie A këtë sezon. Ai zëvendësoi Immobilen e lënduar.
Mirëpo, në fushë ndeshja nuk shkoi fare mirë për ekipit e Muriqit, pasi Bologna e nisi furishëm takimin duke shënuar dy herë qysh në fillim. Musa Barrow (14’) dhe Arthur Theate (17’) ishin realizatorët e golave.
Për t’i dhënë goditjen finale skuadrës mysafire u përkujdes Aaron Hickey (68’), që u ndihmua edhe nga një gafë e portierit Pepe Reina.
Skuadra e Maurizio Sarrit ka 11 pikë në vendin e shtatë, kurse Bologna me pikë të njëjta mban vendin e nëntë pas shtatë xhirove.