Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio kalon lehtësisht Bolognan

Lazio ka shënuar fitore bindëse ndaj Bolognas të shtunën në shtëpi me rezultatin 3:0.

Titullar te kryeqytetasit ishte portieri Thomas Strakosha, derisa Elseid Hysaj ishte në bankën rezervë.

Te Bologna në bankën rezervë ishte Marco Molla.

Në minutën e 13-të, Ciro Immobile nga penalltia kaloi vendasit në epërsi prej 1:0.

Lazio shënoi edhe dy gola të tjerë me Mattia Zaccagnin në minutën e 53-të dhe të 63-të për rezultatin 3:0.

Lazio pas 25 ndeshjeve ka 42 pikë, derisa Bologna 28 sosh.

Artikuj të ngjashëm