Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio mposht Genoan në një ndeshje dramatike ku u shënuan shtatë gola

Lazio ka triumfuar në shtëpi sot ndaj Genoas me rezultatin 4:3 në xhiron e 34-të të Series A të Italisë, duke mbajtur të gjalla shpresat për të siguruar një vend në Top 4 që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Joaquin Correra (30’, 56’), Ciro Immobile (43’ penallti) dhe Luis Alberto (48’) shënuan golat për Lazion, ndërsa për Genoan shënuan Adam Marushiq (47’ autogol), Gianluca Scamacca (80’ penallti) dhe Eldor Shmurodov (81’).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Lazio në stol ishin Vedat Muriqi, Thomas Strakosha e Marco Alia, por nuk u aktivizuan, ndërsa te Genoa në stol ishte Valon Behrami, por as ai nuk pati minutazhë në ndeshje.

Lazio zë vendin e gjashtë në renditje me 64 pikë pas 33 ndeshjeve të zhvilluara. Është në garë për një vend në katërshen e parë. Genoa zë vendin e 13-të në renditje me 36 pikë nga 34 ndeshje.