Lazio ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Genoa, me rezultat prej 2 me 3.
Marushiq shënoi golin e parë në minutën e dytë të takimit, transmeton Koha.net.
Shifrat i dyfishoi Immobile duke shënuar në minutën e 51 të ndeshjes.
Cassata e ngushtoi rezultatin vetëm gjashtë minuta më vonë.
Por, Lazio shënoi sërish përmes Cataldit në minutën e 71.
Genoa arriti të ngushtojë rezultatin por nuk arriti të marrë pikë nga kjo ndeshje.
Edhe
Lazio fiton me gol të minutës së 100-të
Golin e fundit e shënoi Criscito në minutën e 90 nga penaltia.
Te Lazio në portë ishte reprezentuesi i Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe u ndëshkua me të verdhë. Te Genoa luajti tërë ndeshjen Valon Behrami.
Lazio mban vendin e dytë tani me 59 pikë, derisa Genoa në vendin e 18 ka 22 pikë.