Lazio e ka suspenduar personin që kujdeset dhe e stërvitë shqiponjën. Juan Bernabe bëri përshëndetje fashiste para tifozëve “biancocelest”. Shqiponja është edhe maskota e klubit të Lazios që fluturon mbi “Stadio Olimpico”, para çdo ndeshjeje të Lazios.
Spanjolli Juan Bernabe është stërvitës dhe mbajtës i shqiponjës prej vitit 2010. Lazio e ka suspenduar atë pas një videoje që u shpërnda shumë në rrjete sociale. Ai bashkë me tifozët bërtisnin “Duce”, që është mënyra se si identifikohej Benito Mussolini, lideri i partisë fashiste italiane.
Mediat italiane kanë shkruar se kjo video është bërë të shtunën pas fitores kundër Interit.
Juan Bernabè, espanhol adestrador da águia da Lazio, filmado fazendo a saudação fascista a torcedores no Olímpico. Fato já gera reações no mundo político e na comunidade judaica da Itália.
— Leonardo Bertozzi (@lbertozzi) October 20, 2021
pic.twitter.com/0pWtKTXoOw