Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro pritet të mungojë ndaj Paraguait

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, po ankohet nga një lëndim në muskul dhe mund të mos luajë për Argjentinën kundër Paraguait në kualifikimet e Kupës së Botës.

Televizioni argjentinas, TyC Sports, ka raportuar të mërkurën se sulmuesi i “nerazzurrëve” nuk ndihet rehat në muskulin e kofshës, dhe të njëjtin problem e pati para duelit me Atalantan.

Lautaro thuhet se ka stërvitur i vetëm dhe nuk do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Paraguait, që do të luhet të premten në stadiumin “Alberto Jose Armando”.

22-vjeçari luajti në dy ndeshjet kualifikuese muajin e kaluar dhe shënoi në fitoren 2:1 të Argjentinës kundër Bolivisë. “Albicelestët” e kanë nisur rrugëtimin për në “Katar 2022” me gjashtë pikë nga dy ndeshje.

Argjentina do të luajë edhe me Perunë më vonë, më 18 nëntor.