Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro në dyshim për Napolin

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi mund të jetë pa lojtarin kryesor në ndeshjen derbi ndaj Napolit, që luhet të dielën në kuadër të Series A.

Sulmuesi Lautaro Martinez, pritet që të mos jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi për këtë ndeshje pas lëndimit në muskul që e ka pësuar në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit.

Në këtë ndeshje që përfundoi pa gola, Lautaro është detyruar të zëvendësohet pas përfundimit të pjesës së parë. Ai këtë edicion ka shënuar pesë gola në 15 paraqitje për Interin në të gjitha garat.