Lautaro Martinezi nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi.
Barcelona ishte skuadra më e interesuar për argjentinasin. Por, Lautaro ka bërë të ditur se dëshiron të bëhet legjendë e Interit.
“Jam këtu që pesë vjet dhe jam i lumtur në Inter. Me të vërtetë shpresoj të bëhem një legjendë e klubit. Kam nënshkruar një kontratë të re një vit më parë dhe jam i fokusuar vetëm tek Interi”, tha Lautaro, përcjellin mediat italiane.
Martinezi ka qenë ndër lojtarët më të mirë tek Interi në tre sezonet e fundit. Këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë në 15 ndeshje.