Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laurentiis dëshiron ta zëvendësojë Serie A me “Serie E”

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, dëshiron që ta zëvendësojë Serie A me “Serie E”.

Kjo e dyta qëndron me “Elite” apo me skuadrat elitare, ndërsa presidenti i skuadrës napolitane ka bërë të ditur se ka kontaktuar me Florentino Perezin për “Superligën”.

Ai asnjëherë nuk ka qenë fans i FIFA-s apo UEFA-s.

“Pozicioni dominues i UEFA-s dhe FIFA-s, që është censuruar nga Evropa, është përdorur për të dhënë përfitime në këmbim të mbështetjes”, ka thënë De Laurentiis të premten në një intervistë dhënë për “Il Corriere dello Sport”.

“Kam folur me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, dhe jemi pajtuar që në tavolinë të mblidhen biznesmen. Futbolli sot menaxhohet nga njerëz në moshë të cilët nuk kanë vizion”, ka thënë ai.

Napoli nuk ishte përfshirë në “Superligën” e prezantuar në vitin 2021, pasi De Laurentiis nuk ishte i bindur në atë kohë.

Artikuj të ngjashëm