Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka propozuar ndryshim të “rregullave të lojës dhe formateve të ligave’, duke kërkuar që lojtarëve t’u lejohet të luajnë për ekipet e tyre përfaqësuese vetëm deri në moshën 23-vjeçare.
Te Napoli luan Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës.
“Ka shumë ndeshje dhe mendoj se futbollistët nuk do të jenë më në gjendje të luajnë, 50, 60 ose 70 ndeshje gjatë një edicioni. Udhëheqësit e futbollit nuk e kanë kuptuar se duhet të ketë një limit për lojtarët që janë pjesë e përfaqësuesve. Pasi të kesh mbushur 23 vjeç, nuk mund të shkosh më me ekipin përfaqësues sepse duhet të zbulohen lojtarë të rinj”, ka thënë De Laurentiis për “Class CNBC”.
Ai ka shtuar se lëndimet e lojtarëve gjatë grumbullimeve me përfaqësuese po i dëmtojn klubet dhe ligat evropiane.
Rrahmani nuk ka luajtur shtatë ndeshjet e fundit për Napolin. Ai u lëndua sa ishte i grumbulluar me Kosovën për ndeshjet e shtatorit.