Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi po shihet si zëvendësues i Spallettit

Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, është ëndrra e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Presidenti i Napolit, sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, ka dëshirën që Kloppi të jetë zëvendësues i Luciano Spallettit në të ardhmen.

Spalletti pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pavarësisht se vendimi i Napolit është që ai të vazhdojë në skuadër deri në qershor të vitit 2024.

Laurentiis të premten dha sinjal se ai mund të largohet, ndërsa gazeta italiane ka shkruar po ashtu të shtunën se si zëvendësues potencial mund të jetë edhe Rafa Benitez.

Si emra të përmendur për postin e trajnerit të Napolit janë edhe Antonio Conte, Gian Piero Gasperini dhe Vincenzo Italiano.