Trajneri Xabi Alonso, Roberto De Zerbi dhe Julian Nagelsmann, janë emrat e kandidatëve kryesorë për të zëvendësuar trajnerin Juergen Klopp në postin e trajnerit te Liverpooli.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “Sky” i Gjermanisë. Kloppi të premten tha se kanë nisur t’i “harxhohen bateritë” dhe se do të largohet pas një periudhe të gjatë e të suksesshme me “të kuqtë”.
Kloppi me Liverpoolin e fitoi Premier Leaguen, Kupën FA, Kupën e Ligës, Superkupën e Anglisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.
Artikuj të ngjashëm