Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laura ndalet me vendim diskutabil të gjyqtarëve

Xhudistja Laura Fazliu nuk ka shfaqur asgjë nga potenciali i saj në garën Grand Prix në Portugali.

Laura u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 63 kilogramë, të shtunën. Në kuadër të xhiros së dytë, Laura përballë e kishte spanjollen Sarai Padilla Guerrero. Ndaj saj dominoi plotësisht.

Spanjollja pësoi dy dënime, ndërsa ka shmangur vazhdimisht luftën. Por nuk iu dha dënimi i tretë. Kështu lufta shkoi në kohën shtesë, ndërsa Padilla Guerrero, sipas gjyqtarëve realizoi aksion për uazari.

Në ekipin e Kosovës nuk janë pajtuar me vlerësimin e gjyqtarëve që fitorja t’i takoi spanjolles.

Pritej që Laura të vazhdonte ecurinë pozitive dhe të luftonte për medalje. Në garat e nivelit Grand Prix debutoi Dardan Cena.

19-vjeçari u ndal në luftën e parë të kategorisë deri 73 kg nga ukrainasi Vladyslav Kazimirov.

Edhe Kasapi ndalet në luftën e dytë, Fazliu garon nesër Luftarake Kasapi ndalet në luftën e dytë, Fazliu garon nesër

Për Cenen aktualisht e rëndësishme vlerësohet të fitojë përvojë në garat e nivelit të lartë.

Të dielën garojnë Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj.