Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laura ndalet në luftën e parë

Xhudistja Laura Fazliu nuk ka pasur garë të suksesshme në Zagreb. Ajo është ndalur në luftën e parë në garën Grand Prix në kryeqendrën kroate.

Laurën në xhiron e parë të kategorisë deri 63 kg e befasoi xhudistja nga Republika Dominikane, Ariela Sanchez. Ajo realizoi hedhje për "Ippon". Laura synonte medalje.

Të premten, Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Flaka Loxha u ndal në luftën e dytë.