Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Laura Fazliu fiton të argjendtën në Grand Prix të Austrisë

Laura Fazliu

Laura Fazliu është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas dy garave pa medalje, xhudistja kosovare shkëlqeu të shtunën në Grand Prix në Linz të Austrisë. Por vetëm deri në finale.

Laura e fitoi të argjendtën në kategorinë deri 63 kilogramë. Ishte bartëse e dytë në kategori dhe u mposht nga bartësja e parë, braziliania Rafaela Silva.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me legjendën braziliane, Fazliu kishte humbur edhe dy përballjet e kaluara, vjet. Finalja e së shtunës ishte shumë e fortë dhe e barabartë. Nisi me luftë të kujdesshme nga të dy xhudistet. Në mes të luftës braziliania realizoi “Yuko” që është pika më e vogël në xhudo. Më pas Laura e kishte iniciativën, por pa realizuar pikë.

Laura e nisi ditën furishëm. Në luftën e parë fitoi bindshëm ndaj sllovenes, Leila Mazouzi. Ndaj saj realizoi dy “Yuko” e më pas edhe “Ippon”.

Në luftën e dytë, që ishte çerekfinale, fitoi po ashtu bindshëm ndaj kroates Nina Cvjetko. Atë e mposhti me dy uazari.

Për saktësisht 2 minuta e 3 sekonda, njëjtë si luftën e dytë, Laura e fitoi edhe gjysmëfinalen ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer. Ndaj saj realizoi uazari e më pas “Ippon” me hedhje mjeshtërore.

Me të argjendtën në Grand Prix, Laura ka fituar 490 pikë në ranglistën botërore. Dhe do të përparojë për disa pozita në ranglistën e kategorisë deri në 63 kilogramë. Aktualisht është e 12-ta.

Në Grand Prix në Austri po garojnë plot 479 xhudistë nga 59 vende të ndryshme. Të premten u paraqit Fationa Kasapi, që u ndal në luftën e dytë.

Në garat e nivelit Grand Prix, Laura e fitoi të argjendtën e parë. I ka edhe dy të bronzta.

Laura kërkon revanshin ndaj Rafaela Silvas

2 j. më parë / 7 mar 2026 16:34
Laura Fazliu

Laura Fazliu përballet me brazilianen Rafaela Silva në finale të garës Grand Prix në Linz të Austrisë.

Pos që e kërkon të artën në 63 kg, Laura e kërkon edhe revanshin ndaj ikonës braziliane.

Me Silvan, xhudistja kosovare i ka zhvilluar dy luftëra. Dhe i ka humbur të dyja. Fillimisht Silva e mposhti në çerekfinale të Kampionatit Botëror, në qershor të vitit të kaluar. Ndërkohë e mposhti edhe për medalje të bronztë në Grand Slam të Abu Dabit, në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Silva është legjendë e xhudos. Ka medalje të artë olimpike nga Rio 2016, dy tituj të botës dhe shumë e shumë medalje të tjera.

Laura në finale, fiton me superhedhje

2 j. më parë / 7 mar 2026 14:04
Laura Fazliu

Laura Fazliu ka vazhduar me superformë në Grand Prix në Linz të Austrisë.

Në gjysmëfinale e mposhti bindshëm gjermanen Sara-Joy Bauer.

Ndaj saj realizoi fillimisht uazari e më pas me superhedhje siguroi fitore me Ippon.

Laura do të paraqitet në finale të kategorisë deri 63 kilogramë.

Laura me fitore impresive edhe ndaj kroates Cvjetko

2 j. më parë / 7 mar 2026 13:21
Laura Fazliu

Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale në Grand Prix në Linz të Austrisë.

Laura ishte bindëse ndaj kroates Nina Cvjetko.

Ndaj saj realizoi fillimisht hedhje për uazari e më pas e mbajti edhe për Ippon.

Laura po garon në kategorinë deri 63 kilogramë.