Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laura ndalet nga nënkampionia botërore

Laura Fazliu është ndalur në raundin e dytë të kategorisë deri 63 kilogramë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Laura garoi të shtunën, ndërsa pësoi nga brazilianja me pasaportë të Portugalisë, Timo Barbara. Ndaj saj Laura thuajse nuk hyri fare në luftë. Shumë shpejt pësoi një dënim për pasivitet e më pas mori dënim për një veprim teknik. Edhe dënimin e tretë e mori për pasivitet kështu që Timo avancoi tutje.

Timo është xhudiste kulmore dhe me përvojë të gjatë. Këtë vit ishte e treat në Botëror, ndërsa në vitin 2019 ishte nënkampione. Ka edhe dy medalje evropiane.

Në xhiron e parë Laura Fazliu e kaloi brazilianen Kaillany Cardoso. Ndaj saj fitoi me Ippon me hedhje impresive.

Të premten Nora Gjakova fitoi medalje të argjendtë në Abu Dabi, ndërsa të dielën garon Loriana Kuka.