Basketbollisti nga Mali i Zi, Millosh Latkoviq është përforcimi më i ri i KB Bashkimit, ka njoftuar ekipi nga Prizreni të mërkurën. Latkoviq (196 cm) luan në pozitën e fundorit dhe tashmë i është bashkuar Bashkimit.
Ai do të debutoj në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, që Bashkimi e luan kundër Yllit sot prej orës 19:00. 27-vjeçari së fundi ka luajtur te ekipi nga Mali i Zi, Teodo derisa karrierë ka bërë edhe te Mornari, Lovçeni, Nassjo e Kyivi. “Latkoviq i është bashkuar skuadrës dhe do të jetë i gatshëm sonte për ndeshjen e Kupës në ‘Final 8’ që do ta luajmë kundër Yllit”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.