Liridon Latifi karrierën do ta vazhdojë te Vllaznia e Shkodrës.
Ai ka arritur marrëveshje për dy vjet me skuadrën elitare të Shqipërisë.
Si Vllaznia ashtu edhe Latifi e kanë bërë të ditur marrëveshjen e arritur të enjten.
Latifi 27-vjeçar së fundi ishte pjesë e Pushkashit të Hugnarisë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Sheriff Tiraspoli në Moldavi, ndërsa ka luajtur edhe te Skënderbeu, Kukësi, Prishtina dhe Flamurtari.
Artikuj të ngjashëm