Ish-kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku është prezantuar të dielën te Vllaznia e Shkodrës. Mesfushori ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Shkodra.
"KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku. Për 7 vite me radhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë. Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu", shkruan në njoftimin e Vllaznisë.
Artikuj të ngjashëm