Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Latifi anulon luftën pas lëndimit të shpinës

Është pritur që Ilir Latifi të shtunën mbrëma të bëjë hap të madh drejt sigurimit të luftës për titull të kampionit në UFC, serinë kryesore të Arteve Marciale të Përziera (MMA). Por vetëm të enjten mbrëma është bërë e ditur se luftëtari më i njohur shqiptar nuk do të paraqitet në ngjarjen që të shtunën (sot) mbahet në Stockholm të Suedisë.

Latifi 35-vjeçar ka lindur në Suedi (Malmo) dhe jeton në këtë vend (Stockholm), por duhet të presë rast tjetër që të paraqitet para tifozëve të shumtë që ka në vendin skandinav, shkruan sot “Koha Ditore”.

Latifi është detyruar të heqë dorë nga lufta e së shtunës për shkak të një lëndimi të shpinës, ka njoftuar UFC-ja, organizata e fuqishme e arteve marciale.

“Për shkak të një lëndimi të shpinës, Ilir Latifi është detyruar të heqë dorë nga lufta e tij e së shtunës ndaj Volkan Oezdemirit. Përballja nuk do të zëvendësohet dhe ngjarja në Stockholm do të ketë gjithsej 12 përballje. Në ngjarjen në Stockholm, lufta kryesore është ajo ndërmjet Alexander Gustafssonit dhe Anthony Smithit”, ka njoftuar UFC-ja.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)