Larne e Irlandës së Veriut është kundërshtari i kampionit të Kosovës në futboll, Ballkanit, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani u eliminua nga Ludogoretsi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do ta ketë përballë, Larën e Irlandës së Veriut.
Ndeshja e parë luhet më 27 korrik në Prishitnë, kurse ajo e kthimit më 3 gusht në Belfast të Irlandës së Veriut. Larne për herë të parë në garat evropiane është paraqitur në sezonin 2021/2022.
Në edicionin debutues e ka edhe të arriturën më të madhe. Ishte eliminuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ishte eliminuar nga Paços de Ferreira e Portugalisë. Në edicionin 2022/2023 u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në sezonin aktual u ndal në raundin e parë të Ligës së Kampionëve nga Helsinki i Finlandës.