Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Eliminohet Ballkani

Ballkani-Larne

(E përditësuar) - Kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkani, është ndalur në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Ballkani, që në dy edicionet e fundit ishte pjesëmarrës në fazën grupore të kësaj gare, u eliminua të enjten mbrëma nga Larne e Irlandës së Veriut, pas ekzekutimit të penalltive, 4:1. 

Në 120 minuta lojë vendosi goli i Walid Hamidit në minutën e 45-të nga penalltia. 

Ishte pikërisht Hamidi që dështoi në ekzekutimin e penalltive, bashkë me Engjëll Ajazaj, ndërsa shënoi Krenar Dulaj. 

Por kjo nuk mjaftoi pasi vendësit i shënuan të katër penalltitë dhe iu gëzuan avancimit në plejof.

Edhe Ballkanit i ikën fitorja nga duart, bie në minutat e fundit Futboll 3 d. më parë Ballkanit i ikën fitorja nga duart, bie në minutat e fundit

Larne dhe Ballkani do të luajnë në penallti dhe nëpërmjet 11-metërshave e kërkojnë avancimin tutje.

Ndeshja pas 120 minutave është mbyllur 1:0 në të mirë të Ballkanit. 

Shënues ishte Walid Hamidi nga penalltia, në minutën e 45-të.


Ballkani dhe Larne kanë nisur vazhdimet nga 15 minuta për të caktuar ekipin që avancon tutje në Ligën e Konferencës. 

Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 1:1.

Edhe Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë Futboll 3 d. më parë Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë

Ballkani e mbyll pjesën e parë me epërsi prej një goli

Ballkani e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes kthyese të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Larnes së Irlandës së Veriut. 

Golin për 1:0 e shënoi Walid Hamidi në fundin e pjesës së parë. 

Hamidi shënoi nga penalltia. 

Ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e kishte fituar Larne, me rezultatin 1:0.

Edhe Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë Futboll 4 d. më parë Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë