Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Largohet nga klubi portieri i famshëm i Suttonit

Portieri tashmë i njohur i Sutton Unitedit, Wayne Shaw, është tërhequr nga klubi, pas nisjes së hetimeve nga Federata Angleze, pasi ishte xhiruar duke ngrënë pite gjatë ndeshjes me Arsenalin në FA Cup.

Ekipi i ligës së pestë të Anglisë u mposht të hënën në mbrëmje 2 me 0 nga Arsenali, ndërsa lajmin kryesor në mediat sportive zunë pamjet e Shawt duke ngrënë gjatë ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi Federata Angleze nisi hetimet ndaj tij, Suttoni kërkoi që Shaw të tërhiqet dhe tani portieri rezervë ka pranuar të largohet, raporton Sky Sports, transmeton Koha.net. Futbollisti po hetohej pasi një kompani kishte nisur baste nëse ai do të hante diçka gjatë ndeshjes apo jo.

“U zgjova sot dhe pash se një minikrizë ka nisur. Pamë se çfarë kishte ndodhur dhe me kërkesë të FA-së dhe komisionit për baste, Wayne është tërhequr nga pozita e tij”, ka thënë trajneri i Suttonit Paul Doswell.