Komisioni i Basteve në Angli ka nisur hetime kundër portierit të Sutton Unitedit, Wayne Shaw për ngrënie të pites gjatë ndeshjes së FA Cup ndaj Arsenalit të hënën mbrëma.
Një kompani e basteve, e cila sponsoron Sutton Unitedin, kishte bast me mundësi 8-1 që Shaw do të hante pite gjatë ndeshjes.
Pasi Suttoni përdori gjitha zëvendësimet dhe kur nuk kishte më shanse që Shaw të inkuadrohej në lojë, portieri tashmë i famshëm për peshën e tij, po hante pite dhe “darkën” e tij e transmetoi BBC.
“Mendova se do të bëja shaka pak me ta [kompaninë e basteve]”, ka thënë Shaw pas ndeshjes.
Sidoqoftë, Richard Watson, shef i Komisionit për Baste, ka konfirmuar se rasti i portierit është duke u hetuar.
Edhe
Largohet nga klubi portieri i famshëm i Suttonit
“Integriteti në sport nuk është shaka dhe ne kemi hapur hetim për të parë se çfarë ka ndodhur saktësisht”, ka thënë Watson.
“Ne jemi duke kërkuar për parregullsi në tregun e basteve dhe nëse operatori i ka plotësuar gjitha kushtet për biznes me integritet”.