Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, i cili po hetohet për dyshime për manipulim ndeshjesh, nuk është lejuar të udhëtojë për në Kanada për ndeshjen e radhës të ekipit të tij në Kupën e Botës kundër Gjermanisë.
Njoftimin e ka bërë të ditur të enjten Federata e Futbollit e Bregut të Fildishtë.
Bregu i Fildishtë do të përballet me Gjermaninë të shtunën në Tortonto.
Federata tha se Wahi, nuk do të mund të udhëtojë me skuadrën, sepse “leja e nevojshme administrative për hyrjen e tij në territorin kanadez nuk mund të merret në këtë fazë”.
Whai u paraqit në sulm për Bregun e Fildishtë në fitoren ndaj Ekuadorit 1:0 në ndeshjen e parë të luajtur të hënën. Ai do të mbetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pritje të kthimit të ekipit, bëri të ditur Federata.
Edhe
Çfarë fshehu FIFA në Kupën e Botës?
Liga franceze e futbollit tha të mërkurën se një “sasi e pazakontë bastesh” u vendosën ndërkombëtarisht për Wahin që të merrte karton të verdhë në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në maj.
Liga franceze u njoftua nga partnerët që monitorojnë tregjet e basteve në lidhje me aktivitetin e dyshimtë të basteve në nivel ndërkombëtar në lidhje me ndeshjen në shtëpi të Nice kundër Metz më 17 maj, e cila përfundoi 0:0, dhe në të cilën Wahi u ndëshkua me karton të verdhë.
Liga franceze tha se ia kaloi këtë informacion autoriteteve përkatëse të policisë dhe të lojërave të fatit, si dhe Federatës Franceze të Futbollit.
E pyetur nëse Wahi është marrë në pyetje nga policia, zyra e prokurorit të Marseillet i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se “një lojtar profesionist futbolli 23-vjeçar, që garonte në kampionatin francez të Ligue 1, u arrestua më 29 maj 2026, si pjesë e hetimit”.
Zyra shtoi se “hetimi ka të bëjë me vepra të dyshuara penale të mashtrimit të organizuar, korrupsionit të organizuar sportiv, pranimit të mallrave të vjedhura dhe pastrimit të parave”.
Edhe
Tjetër zhvillim kundërthënës për rastin Balogun
Lojtari u mor në pyetje ndërsa ishte në paraburgim dhe u lirua pa u ndaluar. Zyra shtoi se hetimi ishte duke vazhduar.
Përfaqësuesit e Wahit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.