Granit Xhaka është pajtuar që të kalojë te Hertha Berlini në afatin kalimtar të janarit, por një largim i tij prej Arsenalit varet nga trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, raporton “The Independent”.
Klubi gjerman tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe raportohet se lojtari fillimisht do të huazohet e më pas gjatë verës do të kompletohet transferimi i tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor fjalën e fundit, sipas raportimit, do ta thotë Arteta, e që është shprehur publikisht si admirues i reprezentuesit të Zvicrës.
Xhaka ka shprehur dëshirën për largim që kur pati një përplasje me tifozët e klubit në muajin nëntor, gjë që çoi edhe në heqjen e shiritit të kapitenit nga ai.