Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beqiraj në kërkim të klubit të ri

Sulmuesi i Malit të Zi, kosovari Fatos Beqiraj është larguar nga skuadra polake, Wisla Krakow, ka raportuar “Sport1” të martën.

Ai iu bashkua skuadrës polake në qershor të vitit të kaluar dhe ka luajtur vetëm 11 ndeshje, në total 300 minuta. Por, ai nuk shënoi asnjë gol, ndërsa është në kërkim të një klubi të ri ku shpreson të ketë më shumë minuta.

Beqiraj 32-vjeçar me Wislën ka kontratë deri në verën e vitit 2022. 32-vjeçari nga Peja është lojtari me më së shumti paraqitje te Mali i Zi, plot 75. Ai karrierë ka bërë në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Kinë, Bjellorusi, Rusi, Belgjikë dhe Izrael.

Artikuj të ngjashëm