Skitarja zvicerane, Lara-Gut Behrami, e ka marrë një tjetër medalje të shtunën në mëngjes në Kampionatin Botëror në skijimin alpin.
Bashkëshortja e Valon Behramit e plotësoi podiumin në disiplinën e lëshimit, duke e zënë vendin e tretë.
Ajo u stolis me medalje të bronztë. Vendin e parë e fitoi skitarja tjetër zvicerane, Corrine Suter.
Suter e mori medaljen e dytë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Cortina d’Ampezzo të Italisë. Suter e fitoi medaljen e argjendtë të enjten në disiplinën Super-G. Garën e së shtunës e përfundoi për një minutë, 34 sekonda e 27 të qindtat.
Vendin e dytë e zuri Kira Weidle, ndërsa Gut-Behrami e përfundoi pistën për 1 minutë 34 sekonda e 37 të qindtat.
Artikuj të ngjashëm