Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gut-Behrami fiton të artën në super-G

Skitarja nga Zvicra, Lara Gut-Behrami më në fund ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.  Gut-Behrami ka triumfuar në disiplinën super-G që u mbajt të premten. Për Gut-Behramin, kjo është medalja e parë olimpike dhe vjen pas dy vendeve të katërta në super-G në Olimpiadat e fundit.

Gut-Behrami të premten e përfundoi shtegun me kohë prej 1 minute e 13.51 sekondave duke e lënë pas vetes austriaken Mirjam Puchner (1:13.37) që e fitoi medaljen e argjendtë dhe zviceranen Michelle Gisin (1:13.81) që e rrëmbeu të bronztën.

Ndërkohë, Ester Ledecka nuk arriti ta mbrojë medaljen e saj të artë të fituar para katër vjetësh pasi përfundoi e katërta në renditje. Gut-Behrami ka gjithashtu edhe dy medalje të bronzta olimpike, njërën prej të cilave e fitoi të hënën në sllallom të madh. Ajo është gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami.

Artikuj të ngjashëm