Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporte lë Francën për të luajtur me Spanjën

Aymeric Laporte ka pranuar se ishte “xheloz” derisa ka shikuar Përfaqësuesen e Francës në televizor duke triumfuar në kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Pasi është lënë jashtë ekipit nga seleksionuesi Didier Deschamps, Laporte që është pjesë e Manchester Cityt, ka zgjedhur të luajë për Spanjën pas bisedimeve që ka pasur me seleksionuesin e ri, Luis Enrique, shkruan “The Telegraph”, transmeton “Koha Ditore”.

Laporte 24-vjeçar, në fillim të këtij viti iu bashkua Cityt nga Athletico Bilbao për 65 milionë euro dëmshpërblim. Ai ka luajtur për përfaqësueset e reja të Francës, por nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje me ekipin A.

Me ekipet U17, U18, U19 dhe U21 te Franca, Laporte ka 51 paraqitje. Ai ishte në listën e zgjeruar të seleksionuesit të Francës, Deschamps, por nuk gjeti vend edhe në listën përfundimtare. Laporte ka të drejtë të luajë për Spanjën, pasi familja e tij i ka rrënjët baske.

Ai ishte ftuar edhe nga ish-trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, por kishte vendosur të mbetej te Franca. Tash Laporte pritet të jetë pjesë e Spanjës në eliminatoret e “Euro 2020” dhe Ligën e Kombeve. Ai te ekipi i Enriques, që ende nuk ka debutuar si përzgjedhës, shihet si përforcim i duhur në mbrojtje, në veçanti pas dyshimeve për të ardhmen e Gerard Piques.

Edhe Ylli i Spanjës që shkëlqeu për të rinjtë e Francës Botërori 2026 1 j. më parë Ylli i Spanjës që shkëlqeu për të rinjtë e Francës

“Të them të drejtën isha shumë xheloz derisa shikoja Francën që u shpall kampione e botës, pasi kam mundur të jem pjesë e ekipit. Por vendimet ishim marrë dhe unë nuk kisha opsion tjetër, veçse t'i pranoj. Kështu e ka bota e futbollit”, ka shtuar Laporte, që është lindur në Francë.

“Mbeta i zhgënjyer që nuk u përfshiva, por tash po shikoj drejt së ardhmes që sipas të gjitha gjasave do të jetë me Spanjën. Kam biseduar për këtë çështje edhe me trajnerin tim te City, Pep Guardiola që më ka përkrahur. Po ashtu, mesazh kam marrë edhe nga Enrique” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)