Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, është i gatshëm të jap më të mirën për Përfaqësuesen e Spanjës në Kampionatin Evropian.
Mbrojtësi me prejardhje nga Franca, është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur për të përfaqësuar Spanjën, derisa ka premtuar maksimumin.
“Dua të luaj në nivele të larta në futboll. Me Spanjën synoj ta fitoj Kampionatin Evropian. Do të jap më të mirën për të ndihmuar ekipin të arrijmë rezultate pozitive”, deklaroi Laporte.
27-vjeçari deri në moshën 21-vjeçare ka luajtur për të gjitha gjeneratat e reja të Përfaqësueses së Francës, para se të vendoste të përfaqësonte Spanjën.
Artikuj të ngjashëm